Trendafilova hedh poshtë kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për vetëtërheqjen e saj

26 gusht 2021 | 12:12

Gjykata Speciale ka bërë me dije se kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për vetëtërheqjen e saj nga detyra specifike e caktimit të panelit të Gjykatës së Apelit, i cili do të vendosë mbi ankesën e Thaçit për lirimin e përkohshëm.

Sipas këtij njoftimi, këtë kërkesë mbrojtja e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, e kishte parashtruar më 16 gusht.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të Lëvizjes “FOL” kanë mbajtur sot konferencë për medie…