‘Treni bullgar’, Dega e LDK-së në Shtime i bën thirrje prokurorisë të hetohet procesi

16 shkurt 2025 | 15:48

Pak më parë PDK-ja tash edhe LDK-ja në Shtime kanë bërë thirje nga organet kompetente që të hetohen dyshimet se në këtë Komunë është përdorur metoda famëkeqe “treni bullgar” për manipulim të rezultateve zgjedhore.

“Dega e LDK-së në Shtime i bënë thirrje organeve kompetente për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar përfundimin efektiv dhe transparent të procesit zgjedhor që është në interes të publikut, duke përfshirë hetimin e plotë të këtyre parregullsive dhe keqpordorimit eventual të vullnetit qytetarë!”, është thënë në reagimin e LDK-së

Reagimi i plotë:

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime

Të nderuar qytetarë dhe përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime,

Dega e LDK-së në Shtime shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj për stërzgjatjen e procesit të numërimit të votave. Mosshpallja e rezultateve dhe mungesa e transparencës në informimin e publikut rreth ecurisë së procesit zgjedhor po rrit konfuzionin dhe dyshimet mbi vërtetësinë e rezultateve.

Përveç kësaj, procesi zgjedhor është goditur nga dyshime shumë serioze për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit, që ka ngritur shqetësime për ndërhyrje të jashtme. Gjithashtu ka dëshmi për pranin e disa fletëvotimeve të pavulosura Të gjitha këto parregullsi jo vetëm që dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, por krijojnë perceptimin e një përpjekjeje për manipulim të rezultateve.

Dega e LDK-së në Shtime i bënë thirrje organeve kompetente për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar përfundimin efektiv dhe transparent të procesit zgjedhor që është në interes të publikut, duke përfshirë hetimin e plotë të këtyre parregullsive dhe keqpordorimit eventual të vullnetit qytetarë!

Shtime, 16 shkurt 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirim Maqedonci.…