Treni del nga shinat në Gjermani, raportohet për disa të vdekur

27 korrik 2025 | 22:00

Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raporton agjencia e lajmeve “DPA”.

Policia gjermane ka raportuar se të paktën katër persona kanë humbur jetën në aksidentin që ndodhi pranë Riedlingenit në afërsi të Stuttgartit, transmeton “BBC”. Thuhet se kishte pasur një stuhi në atë zonë.

Rreth 100 persona ishin në tren kur të paktën dy vagonë dolën nga shinat në një zonë të pyllëzuar rreth orës 18:10 me kohë lokale. Raportohet për dhjetëra të lënduar.

Në imazhe shihen vagonët e kthyer anash dhe po ashtu drurë të rrëzuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, është deklaruar…