Trenjakët djem, foshnjat e para të vitit 2026 në Kosovë
01 janar 2026
| 01:32
Në orët e para të vitit 2026, në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë lindur trenjakë – tre djem – duke shënuar kështu lindjet e para të këtij viti në Kosovë.
Foshnjat kanë ardhur në jetë nga një nënë nga një familje e komunës së Gjilanit, ndërsa gjendja shëndetësore e nënës dhe e foshnjave raportohet të jetë e mirë.
Me këtë rast, Klinikën e Gjinekologjisë e ka vizituar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili u takua me nënën e trenjakëve dhe familjarët e saj. Ai uroi familjen për lindjen e foshnjave, duke e cilësuar këtë ngjarje si një gëzim të veçantë jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë vendin.



