
Trepça ’89 vazhdon me Idrizin
31 gusht 2020
| 22:07
Shpëtim Idrizi do të jetë trajner i Trepçës ’89 edhe në edicionin e ri të garave. Trajneri që riktheu lojën e bukur me skuadër të re në “Riza Lushta”, ka konfirmuar marrëveshjen me klubin.
“Po, jemi marrë vesh që unë të jem trajner i Trepçës ’89 edhe në kampionatin e ri në Superligë”, ka thënë Idrizi për “Olle”. ’89-shi shpëtoi vetëm në xhiron e fundit, duke mundur Prishtinën 2:1 dhe duke rrëzuar Flamurtarin në Ligën e Parë.