Trepça e fillon sonte eksperiencën e re në grupe të FIBA Europe Cup

15 tetor 2025 | 17:28

Kampionia e Kosovës, Trepça sonte do ta nisë rrugëtimin në edicionin e ri të FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit e kanë një takim shumë të vështirë, ku janë mysafirë të PAOK-ut në Greqi.

Kjo është hera e dytë radhazi që ‘Xehetarët’ janë pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës ndodhen në një grup shumë të vështirë me PAOK-un dhe Braunschweig.

Pavarësisht grupit, Trepça do të luftojë maksimalisht për rezultate pozitive në këtë grup, ku dy vendet e para kualifikohen tutje.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:15.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar raportet përfundimtare për shpenzimet e partive politike në…