Trepça e Kastrioti me fitore të reja

03 nëntor 2019 | 10:50

Trepça ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll.

Në kuadër të javës së shtatë, mitrovicasit shënuan fitore të vështirë ndaj Drenicës në Drenas me vetëm një gol dallim, 24:23. Pas pjesës së parë Trepça kishte gjashtë gola epërsi, 16:10. Në fillim të pjesës së dytë Drenica kishte seri të mirë dhe rezultati u barazua në 16:16 në minutën e 43-të. Prap kishte barazim në minutën e 46-të (18:18), por prap mitrovicasit kaluan në epërsi. Në minutën e 53-të rezultati u barazua në 20:20, por mitrovicasit sërish kthyen epërsinë prej një apo dy gola dhe e mbajtën deri në fund. F. Cimili me 9 gola ishte më efikasi te Trepça. Te Drenica u dalluan K. Kastrati e P. Zekaj me nga 6 gola.

Në Podujevë, Kastrioti i Ferizajt ka fituar kundër Llapit me rezultat bindës, 46:29. 20:15 për Kastriotin ishte rezultati i pjesës së parë. A. Dugolli e L. Shabani shënuan nga 9 gola për ferizajasit. Te Llapi Havolli e Hoxha kishin nga 7 gola të shënuar.

Të dielen (17:00) luhet derbi në mes të Prishtinës dhe Besa Famgasit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka arritur një fitore të madhe para publikut të…