Trepça e mbyll sezonin me fitore ndaj Vëllaznimit

01 prill 2023 | 20:08

Trepça shënoi fitore ndaj Vëllaznimi me rezultat 107:85 (29:18, 18:18, 29:22, 31:27), në xhiron e 28-të të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën shumë më mirë sfidën, ku qysh në çerekun e parë krijuan epërsi dyshifrore, 29:18, kurse periudha e dytë ishte më e barabartë, ndërsa mitrovicasit shkuan në pushim me rezultat 47:36.

Në pjesën e dytë nuk kishte shumë ‘histori’ me vendasit që vetëm sa ngritën epërsinë dhe triumfuan 107:85.  

Te mitrovicasit u dalluan Mikaile Tmusiq me 22 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime dhe Jamel Artis me 22 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Jordan Harris me 29 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe Shndrit Llapi me 16 pikë e 11 kërcime.

Trepça përfundon garat e rregullta me 17 fitore e 11 humbje në vendin e katërt, kurse Vëllaznimi me nëntë fitore e 19 humbje në vendin e gjashtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 42-vjetorin e demonstratave…