Trepça mëson kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

02 korrik 2025 | 13:54

Kampionia e Kosovës, Trepça ka mësuar kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në basketboll.  Sfida e parë do të jetë ndaj skuadrës së njohur holandeze, Heroes Den Bosch.

Nëse kampionët e Kosovës kalojnë këtë pengesë, atëherë në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes Bakken Bears (Danimarkë) dhe BC Kutaisi 2010 (Gjeorgji).  Njëzet e katër (24) ekipe do të garojnë në tre (3) turne të Raundit Kualifikues.

Të tre turnetë e Raundit Kualifikues do të zhvillohen në fund të shtatorit.  Orari i detajuar i ndeshjeve, si dhe vendi i zhvillimit, do të shpallen më vonë në korrik.

 

May be an image of text that says "Levice LEV AEK AEK AEK (새대) 栗 サドン A HN 6KC BEARS CHAMPIONSPATH PATH BAK KUT KUTAISI HEROES HDB TREP AO SY"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, nënshkroi të hënën një ligj…