Trepça nuk ia del, eliminohet nga FIBA Champions League

22 shtator 2025 | 22:43

Në një përballje të fortë kualifikuese të Basketball Champions League, skuadra holandeze Den Bosch eliminoi kampionët e Kosovës, Trepçën duke fituar me rezultat 80-68.

Ndeshja u zhvillua në Bullgari, në prezencën edhe të Torcidës.

Për Den Bosch, Kerwin Walton dhe Menno Dijkstra spikaten me 13 pikë secili, ndërsa Keevan Veinot shtoi gjithashtu 13 pikë dhe kontribuoi mbrojtje të fortë.

Tek Trepça, më i dalluari ishte Jacori Payne me 15 pikë dhe 9 kërcime, i ndjekur nga Chad Brown me 11 pikë dhe 8 kërcime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Ian Bremmer Vetëm tre muaj më parë, Izraeli dhe…