
Trepça përforcohet me Cedric Russell
KB Trepça është përforcuar të enjten me basketbollistin Cedric Russell. Basketbollisti në fjalë ka përvojë të madhe, derisa edicionin e fundit ka luajtur në kamionatin austriak të basketbollit, ku ka pasur paraqitje të mira me Traiskirchen Lions.
“Cedric Russell i bashkohet Trepçës për sezonin e ri 2025/26. Russell lojtar i pozitës 2/1 së fundmi është paraqitur në kampionatin austriak me ekipin Traiskirchen Lions ku në 29 ndeshje është paraqitur me 17.2 pikë për ndeshje, me një saktësi prej 38.7% për 3 pikë, 3.7 kërcime dhe 2.2 asistime për ndeshje. Para kampionatit austriak, Russell është paraqitur edhe në ABA 2 ligë me ekipin MZT Skopje. Në NCAA Russell ka zhvilluar karrierë në kolegjet Louisiana dhe Ohio State”, thuhet në njoftimin e Trepçës.