Trepça pret Pejën

05 dhjetor 2020 | 14:00

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të xhiros së pestë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën do të përballen rivalët e vjetër, Trepça dhe Peja. Mitrovicasit kanë dy fitore dhe dy humbje në këtë edicion, kurse pejanët kanë katër fitore në katër ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit. Duelet në mes të këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe kësaj radhe në palestrën “Minatori”.

Në takimin tjetër të kësaj xhiroje, Ponte Prizreni do të ndeshet me Sigal Prishtinën. Prizrenasit kanë dy fitore dhe dy humbje, kurse prishtinasit një fitore dhe tri humbje. Takimi në Prizren pritet të jetë mjaft interesant.

PRINCE CAFFE SUPERLIGA – JAVA 5

Të shtunën takohen:
15:00 Trepça – Peja

Të dielën takohen:
17:00 Ponte Prizreni – Sigal Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar…