
Trepça rikthen 11 hektarë pronë në Hajvali, vlera mbi 23 milionë euro
02 shtator 2025
| 12:52
Pas përfundimit të fazës së kthimit të pronave nën menaxhim Trepça Sh.A, për herë të parë pas luftës ka filluar procesi i lirimit të pronave në Zonën Kadastrale Hajvali.
“Fjala është për një sipërfaqe prej 11 hektarësh, pronë e Trepçës, me një vlerë tregu mbi 23 milionë euro. Ky është vetëm fillimi i procesit të rikthimit të pasurisë së Trepçës dhe vënies së saj në funksion të zhvillimit e të ardhmes së ndërmarrjes”, ka njoftuar Trepça, duke njoftuar se së shpejti kjo pronë do të ofrohet për shfrytëzim të përkohshëm.
Palët e interesuara do të ftohen zyrtarisht për të aplikuar, në përputhje me procedurat ligjore dhe parimet e transparencës.