“Trepça” rrit stabilitetin e prodhimit, rreth 4 mijë tonë koncentrat u eksportuan në gjashtë muaj

01 korrik 2026 | 11:44

Miniera me Flotacion në Stan Tërg ka njoftuar se ka vazhduar aktivitetin prodhues dhe eksportues, duke ruajtur një nivel të qëndrueshëm të prodhimit të koncentratit të plumbit dhe zinkut gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, krahasimi i periudhës gjashtëmujore për vitet 2024–2026 tregon konsolidimin e kapaciteteve prodhuese dhe vazhdimësinë e furnizimit të tregjeve me koncentrate minerare.

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit janë prodhuar dhe eksportuar 1 607.30 tonë koncentrat plumbi (Pb) dhe 2,306.30 tonë koncentrat zinku (Zn), ose gjithsej 3 913.60 tonë koncentrat.

Nga “Trepça” kanë vlerësuar se këto rezultate pasqyrojnë angazhimin për ruajtjen e një prodhimi të qëndrueshëm dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve operative, duke kontribuar në realizimin e objektivave të ndërmarrjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza…