Trepça sh.a. vazhdon aksionin për lirimin e pronave të zëna në mënyrë të paautorizuar

04 gusht 2025 | 22:49

Në kuadër të procesit të riorganizimit dhe rikthimit të pronave nën menaxhimin aktiv të ndërmarrjes, Trepça Sh.A. ka ndërmarrë sot veprime konkrete për lirimin e parcelës kadastrale nr. P-71208128-01090-2, me sipërfaqe totale prej 132.22 ari.

Prej më shumë se 25 vitesh, kjo pronë ka qenë e shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar nga palë të treta, pa ndonjë kontratë të vlefshme me Trepçën. Sot, pas angazhimit të mjeteve të rënda mekanike (bager), janë liruar 91.78 ari të kësaj parcele. Pjesa e mbetur prej 40.44 ari vijon të jetë e uzurpuar dhe do të trajtohet përmes procedurave të rregullta ligjore.

Pas lirimit të pronës, parcela është shpallet T-25-8 për dhënie në shfrytëzim të përkohshëm përmes thirrjes publike, duke garantuar një proces transparent dhe të barabartë për të gjithë të interesuarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një rritje të…