Trepça triumfon ndaj Prishtinës në derbin e javës
23 nëntor 2025
| 19:37
Basketbollistët e Trepçës kanë dalë fitues në derbin e fundjavës, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 80–75 në një ndeshje tejet emocionuese.
Edhe pse Prishtina arriti të rikthehej në lojë dhe madje të kalonte në epërsi me 75–74, kampionët e Kosovës reaguan menjëherë, duke rikuperuar rezultatin dhe siguruar fitoren në sekondat e fundit.
Në tre çerekët e parë, Trepça kishte ndërtuar një epërsi deri në 19 pikë, por momentet dramatike nuk munguan deri në fundin e ndeshjes.
Pas këtij triumfi, Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 11 pikë, ndërsa Trepça ngjitet në vendin e katërt me 10 pikë në renditje.



