Tri atentate të dështuara ndaj Zelenskyt nga grupi Wagner dhe çeçenët e Kadyrovit

04 mars 2022 | 08:22

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka shpëtuar tri atentateve gjatë javës së kaluar. Mercenarët e grupit Wagner që mbështeten nga Kremlini dhe forcat speciale çeçene janë dërguar me misionin për ta vrarë Zelenskyyn javën e kaluar.

Kjo është bërë e ditur nga agjentët e dyfishtë brenda FSB-së (Shërbimi i Sigurisë së Rusisë) të cilët kanë alarmuar zyrtarët ukrainas shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Express.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës konfirmoi tre atentatet dhe tha për shtypin lokal se kishte marrë informacion nga agjentët e dyfishtë “të cilët nuk duan të marrin pjesë në këtë luftë të përgjakshme”.

Një nga grupet që thuhet se u përpoq të vriste Zelenskyn, ishte grupi Wagner – i cili ka 400 anëtarë të vendosur në Kiev pasi anëtarët depërtuan në Ukrainë me një ‘listë vrasjesh’ me 24 emra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Taulant Kopliku ka udhëtuar drejt Ukrainës. Në një lidhje…