
Hekuran Murati, Arbëria Nagavci dhe Dimal Basha s’arrijnë të zgjidhen në krye të Kuvendit
24 gusht 2025
| 11:42
As deputeti Dimal Basha nuk mori votat e mjaftueshme për postin e kryeparlamentarit.
Ai mori vetëm 57 vota.
Në dy tentimet e mëhershme as Hekuran Murati dhe as Arbëria Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje s’arritën të siguronin 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.
Kjo ishte hera e dytë që Murati u propozua për këtë post.
Seanca do të mbahet të martën.