Tri gjërat që asnjëherë nuk duhet t’ia kërkoni burrit

05 qershor 2023 | 12:27

Martesa funksionon me shumë kompromise, duke filluar nga mënyra se si i palosni rrobat, e deri tek shikimi i filmave që nuk ju pëlqejnë. Por, përderisa kjo sakrificë bëhet për shkak se e dashuroni bashkëshortin, atë e bëni me mendje të hapur dhe zemër të hapur

Gjëja më e mirë rreth kompromiseve është se shkojnë përtej pritshmërie, gjë që mund të jetë tejet e mirë për martesën. Sidoqoftë, gratë shpeshherë kanë tendenca t’i kërkojnë burrave gjëra që janë të dëmshme për martesën.

Pra, këto janë disa nga gjërat që nuk duhet t’ia kërkoni asnjëherë burrit, pasi që jo vetëm se janë jorealiste, ato edhe janë të dëmshme për lidhjen, transmeton Telegrafi.

“Mos e shiko më asnjëherë një femër tjetër…”

Mos e merrni këtë gabim, por meshkujt janë të programuar gjenetikisht t’i vëzhgojnë femrat në përgjithësi, e veçanërisht ato që kanë trajta joshëse.

Mos pritni që burri nuk do ta shikojë më asnjëherë një grua të bukur, pasi që ai do ta bëjë këtë, pavarësisht se a ia kërkoni ju apo jo.

Besoni burrit dhe kuptojeni se edhe nëse ju e vëreni një mashkull të bukur, kjo nuk do të thotë se menjëherë do t’i futeni në shtrat.

“Duhet të ndryshosh…”

Ka shumë kualitete dhe trajta që i dashurinë rreth burrit tuaj. Por, shpeshherë mund të mos jeni admiruese e disa trajtave të tij, si p.sh. nëse ai është tejet optimist, i harron gjërat e rëndësishme etj.

Bëhuni e durueshme kur është fjala për këto gjëra dhe mbani mend kualitetet për të cilat e dëshironi.

Burri juaj është ai që është dhe asnjëri nuk duhet të pritni nga njëri-tjetri të ndryshoni.

Mos i kërkoni të mos dal me shoqërinë e vet…

Kjo është normale, veçanërisht në vitet e para të martesës.

Duhet ta keni parasysh se në një lidhje të shëndetshme është e rëndësishme të keni njerëz tjerë me të cilët e kaloni kohën, prandaj asnjëherë mos kërkoni nga burri që të shmangë shoqërinë e vet për hatrin tuaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ja si duket e dashura më e bukur Larsa Pipen…