
Tri klube italiane në garë për Asllanin
12 gusht 2025
| 12:55
E ardhmja e Kristjan Asllanit duket larg Interit, mesfushori shqiptar po i numëron ditët e fundit si futbollist i kësaj skuadre.
Torino, Fiorentina dhe Bologna kanë shfaqur interes për Asllanin, por deri tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare për Interin. Mesfushori shqiptar ka refuzuar dy oferta jashtë Italisë, duke preferuar të vazhdojë karrierën në Serie A.
Një nga arsyet kryesore për këtë vendim është gjuha, si dhe dëshira për të qëndruar afër familjes dhe rrethit të tij shoqëror. Asllani kërkon siguri për minutat e lojës në klubin e ri, në mënyrë që të ketë mundësinë të rritet dhe përmirësohet pa presion. Interi po pret ofertën për Asllanin, pasi synon të fitojë rreth 20 milionë euro nga shitja e tij.