Tri klube italiane në kërkim të futbollistit shqiptar

18 shtator 2020 | 16:59

Keidi Bare ishte një nga lojtarët më të mirë te Malaga në sezonin e fundit, duke i dhënë një ndihmë të madhe skuadrës gjatë gjithë sezonit.

Megjithatë klubi spanjoll është në kushte të vështira financiare dhe për këtë dëshiron ta shesë mesfushorin, për të mbushur arkat e klubit. E ardhmja e Bares mund të jetë në Itali, aty ku së fundi kanë shfaqur interes 3 skuadra. Sipas “La Nazione”, në gjurmët e 23-vjeçarit, janë vënë Leçe, Piza dhe Salernitana.

Të 3 këto skuadra miliotjnë në Serinë B dhe kanë shfaqur interes serioz për të marrë shërbimet e Bares. Mesfushori i Kombëtares përveç skuadrave italiane, është lidhur edhe me një kalim të mundshëm te Espanjoli në Spanjë, por deri tani nuk ka pasur diçka zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ja çfarë duhet të dini rreth rregullave të fundit për…