
Tri klube në garë për Ramosin
29 qershor 2021
| 14:35
Pas 16 sezonesh me Real Madrid, mbrojtësi legjendar spanjoll Sergio Ramos ka vendosur të largohet nga “Los Blancos”.
35-vjeçari ende nuk ka vendosur se ku do të luajë, pavarësisht thashethemeve. Sipas ESPN, mbrojtësi ka marrë oferta konkrete vetëm nga tri skuadra: Manchester City, Paris Saint Germanin dhe Bayern Mynih. Këto ekipe kërkojnë një mbrojtës me përvojë dhe janë gati të investojnë te Ramos.
Ramos, që do të firmosë si një lojtar i lirë për skuadrën e tij të re, kërkon një kontratë 2-vjeçare. ESPN sqaron se ka pak shanse që lojtari të transferohet në Itali, ku u përfol për një interesim të Milan.