
Tri klube në garë për Upamecanon
03 shkurt 2021
| 21:50
Mbrojtësi Dayot Upamecano vazhdon të mbetet një ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet evropiane, ku Liverpool, Chelsea dhe Bayern Munchen janë në garë për kartonin e 22-vjeçarit.
Mbrojtësi i Leipzig, sipas mediave gjermane, do të largohet nga skuadra e Julian Nagelsmann gjatë merkatos së verës.
“Bavarezët” e shikojnë francezin si zëvendësuesin kryesor të David Alabës, por fillimisht duhet të mposhtin konkurrencën e klubeve angleze.