Tri linja të autobusëve zgjasin orarin e punës deri pas mesnatës për Vitin e Ri

29 dhjetor 2018 | 00:33

Ndërrimi i moteve në kryeqytet është planifikuar të bëhet me një koncert, në të cilin nga ora 23:00 e deri pas mesnatës do të performojnë artistë të njohur të skenës muzikore.

Por, për qytetarët që vendosin ta presin Vitin e Ri në sheshin “Zahir Pajaziti”, fillimisht nuk ishte paraparë që të organizohej transport publik edhe pas orës 00:00.

Këtë ia kishte thënë “KTV”-së shefi i ndërmarrjes “Trafiku Urban”, Lulzim Rexhepaj.

Por, ai, pas interesimit të KTV-së, ka treguar se kanë vendosur që ta zgjasin orarin e qarkullimit të autobusëve deri në ora 2:00 pas mesnate.

“Më 31 dhjetor do të kemi qarkullim të zgjatur, në mënyrë që t’u ofrojmë shërbim qytetarëve me rastin e Vitit të Ri”, ka thënë Lulzim Rexhepaj, kryeshef i “Trafikut Urban”.

Qytetarët do të paguajnë biletën si çdo ditë tjetër, derisa në dispozicion të tyre do të jenë tri linja të autobusëve.

“Orari do të jetë më i veçantë, do të jetë çdo 15 minuta dhe jo të gjitha linjat. Kemi paraparë tri linja të cilat frekuentojnë në qendër të qytetit, është linja 1, 3 dhe 4. Këto tri linja do të vazhdojnë qarkullimin edhe pas orës 22:00, deri në ora 02:00”, ka thënë Rexhepaj.

Ndërsa, qytetarët e shohin të nevojshme zgjatjen e orarit të punës së autobusëve të trafikut urban. Ata thonë se shërbimet nga operatorët privatë janë në shtrenjta gjatë orëve të vona.

Komuna kishte organizuar transport publik deri në orën 02:00 pas mesnate, për festivalin “Sunny Hill” gjatë verës. Në ditë të zakonshme, transport publik ka vetëm deri në orën 22

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër në Kosovë do të mbahet mot i vranët, ka…