
Tri raporte për hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore i Qeverisë e Kuvendit
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) ka përgatitur tri raporte të hetimit dhe në bazë të Ligjit për Aviacion Civil 03/L-051 këto raporte i janë dërguar Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë KHAIA-s:
– Aksidenti me Helikopter “Puma SA330J” kontraktor i Misionit Ndërkombëtar në Kosovë EULEX. Ky rast është rast ndërkombëtar i cili ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës, ku ishin të lënduar dy persona staf mjekësor ndërkombëtar. Në cilësinë e vëzhguesve kanë marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesve Autoritetet e Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Irlandës(AAIU) dhe të Francës(BEA). Nga ky rast kanë dalë dy rekomandime të sigurisë, të cilat janë rekomandime ndërkombëtare e që janë dërguar nga KHAIA për:
Komisionit European përmes European Union Aviation Safety Agency (EASA)
Operatorit të Helikopterit me seli në Irlandë.
– Aksidenti me Paragllajd i ndodhur me datën 07.09.2019 në Komunën e Prizrenit. Në këtë aksident ka mbet i vdekur Kryetari i Federatës së Aeronautikës së Kosovës z. Artan Venhari. Nga ky hetim kanë dalë tetë (8) rekomandime të sigurisë të cilat u janë dërguar nga KHAIA institucioneve si në vijim:
Federatës Aeronautike të Kosovës, Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës.
-Aksidenti Hekurudhor i ndodhur në Klinë me dt.17.09.2019. Në këtë aksident ka mbetur e vdekur një nxënëse 16-vjeçare e cila ishte këmbësore.
Për informacione shtesë ju lutem gjeni të bashkëngjitur linkun në të cilin janë raportet e plota: