
Tri raste të dhunës gjatë 24 orëve në Kosovë
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve.
Rastet e raportuara janë në Gllogoc, Prishtinë dhe Lipjan. Për tri rastet me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Gllogoc 11.10.2025-16:25. Dyshohet se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër dhe djalit të saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedur të rregullt.
· Prishtinë 11.10.2025-21:00. Dyshohet se viktima f/k ishte sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari m/k. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Lipjan 11.10.2025-22:40. Dyshohet se viktima f/k ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.