
Tri raste të dhunës në familje dje në Kosovë
05 gusht 2025
| 08:36
Policia e Kosovës njoftoi për tri raste dhune në familje brenda 24 orësh, prej të cilave dy në Prishtinë dhe një Graçanicë.
Raporti i Policisë së Kosovës:
Prishtinë. 04.08.2025-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton, e kishte kanosur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Graqanicë 04.08.2025-14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti pas një fjalosje dhe nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është derguar në mbajtje.
- Prishtinë. 04.08.2025-22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.