Tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

03 gusht 2025 | 09:58

Tri raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë një person e ka rrahur të dashurën. Ai është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë/02.08.2025–02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Një grua tjetër është sulmuar nga një burrë në Prishtinë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë.

“Prishtinë /02.08.2025–05:00. Është raportuar se viktima f/k është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti inicohet si më lartë dhe vazhdon të hetohet.”

Në Malisgevë një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas së tij.

“Malishevë / 02.08.2025-22:00.  Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës f/k-bashkëshortes së tij. Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor, është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës dhe Zyra e…