
Tri raste të reja me Covid në NBA
22 prill 2021
| 15:17
Kampionati në NBA po zhvillohet normalisht, por kontrollet anti-Covid zhvillohen normalisht çdo ditë, duke mos e ulur për asnjë moment vigjilencën.
Nga 480 testet e fundit të kryera gjatë kësaj jave, mësohet se 3 basketbollistë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Nuk dihet ende se cilët janë këta lojtarë dhe me cilët ekipe luajnë. Lajmin e konfirmoi NBA përmes një publikimi në rrjetet sociale, duke shtuar se këta lojtarë janë njoftuar dhe janë vendosur në karantinë. Ka nisur menjëherë gjurmimi i personave që kanë pasur kontakt këta 3 lojtarë.