Tri shkolla në Gjakovë në mësim online

19 janar 2022 | 12:18

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka marrë pjesë në mbledhjen e Shtabit Emergjent për menaxhimin e Covid-19, ku është njoftuar me situatën epidemiologjike në këtë komunë.

Gjatë këtij takimi Gjini u informua se ka rritje të rasteve me Covid në Gjakovë, po ashtu u njoftua se ka edhe ngritje të vetëdijësimit për t’u vaksinuar si dhe për t’u testuar nga ana e qytetarëve.

Aktualisht në Gjakovë janë gjithsej 256 raste aktive me këtë virus. Ndërkaq, për shkak të rritjeve të rasteve, tri shkolla të komunës po vazhdojnë mësimin online.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda”, Ardian Jusufi, ka thënë se në këtë institucion shëndetësor gjendja është stabile, duke iu referuar faktit që numri i të hospitalizuarve me Covid-19 është i vogël.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e shtabit u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjellë për menaxhim sa më të mirë të situatës me Covid-19.

Ndërkohë, kryetari Gjini, edhe një herë u shpreh i gatshëm që të jetë afër tyre për të kryer çdo detyrë që i takon institucionit të Komunës së Gjakovës.

Ata apeluan tek të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm duke respektuar masat e vendosura nga institucionet relevante.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar…