Tri skuadra italiane në garë për Sanchon

11 gusht 2025 | 17:52

E ardhmja e Jadon Sancho duket se po merr ngjyrat e futbollit italian, por vetë lojtari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Transferimi i tij në Itali dukej pothuajse i sigurt, kur Juventusi kishte arritur jo vetëm të kontaktonte me përfaqësuesit e tij, por edhe ta bindte sulmuesin anglez.

Megjithatë, një vonesë nga drejtuesi Comolli e ka lënë 25-vjeçarin në pritje ,situatë që ai nuk dëshiron ta përjetojë më.

Në garë janë futur edhe Interi dhe Roma, të cilat po shohin mundësinë për të përfituar, ndërsa Juventusi ende po vlerëson hapat e mëtejshëm.

Sipas gazetarit Alfredo Pedullà, Sancho ka tre opsione konkrete: të transferohet te Juventusi, të jetë alternativa e Lookman për Interin, ose të pranojë ofertën e Romës, që ka treguar interes serioz për ta pasur si përforcim kryesor.

Fillimisht, vetëm Juventusi kishte kontaktuar drejtpërdrejt me agjentin e Sancho-s, por pas një faze të shpejtë negociatash, gjithçka u ngadalësua. Interi, nga ana tjetër, kishte si prioritet Ademola Lookman, por në mungesë të një marrëveshjeje me Atalantën, ka nisur të studiojë kushtet e transferimit të Sancho-s nga Manchester United.

Ndërkohë, Roma duket ekipi më i vendosur për ta bërë të tyrin.

Klubi kryeqytetas ka marrë informacionet e nevojshme dhe trajneri Gian Piero Gasperini e shikon anglezin si një shtesë të madhe në repartin ofensiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit. Rahoveci,…