Tri super ndeshje në basketboll

05 tetor 2025 | 09:32

Java e parë në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll vazhdon sot me tri përballje interesante.

Bora, që për edicionin e dytë, garon në elitën e basketbollit do të ndeshet me Rahoveci 029, që është edicionin kishte luajtur në Ligën e Parë. Takimi zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të dielën do të zhvillohet sfida tjetër ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit, takim që zhvillohet në Prizren.

Java e parë mbyllet me derbin ndërmjet skuadrave rivale, Trepçës dhe Pejës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës, ku synojnë të nisin edicionin e ri me fitore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ndarë një video në…