
Tri zotimet e kandidatit të PDK-së për gratë në Istog: Përkrahja në biznes, bursat…
04 tetor 2025
| 22:27
Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj, ka mbajtur sonte një me gratë e kësaj komune.
Nimanaj në fjalimin e tij ka thënë se ky takim është mbresëlënës me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Sipas tij, në këtë takim, u ndje forca dhe vendosmëria e grave të Istogut.
Ai në këtë takim dhe edhe tri zotime.
“Ato nuk janë vetëm shtylla e familjes, por edhe zemra e ndryshimit që po e udhëheq Istogun drejt një të ardhmeje më të mirë. Zotimi im për gratë: 1. Mbështetje për hapjen e bizneseve të vogla; 2. Bursa për secilën studente; 3. Subvencionim 40-50 € për fëmijët që i regjistrojnë në qerdhe private etj. Bashkë, po ecim drejt fitores!”, ka thënë Nimanaj.