Trim Syla betohet si asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës

09 dhjetor 2025 | 15:33

Sot ka nisur një rrugëtim i ri për Trim Sylën. Ai ka dhënë betimin si asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e PDK-së.

“Prej sot, jam aty ku duhet me qenë: në krah të qytetarëve, në mbrojtje të interesit publik, me sy kah problemet reale dhe zgjidhjet që i meriton Prishtina. Do të jem afër jush, çdo ditë në lagje, në terren, në kuvend. Për Prishtinën që funksionon, jo që improvizon”, ka shkruar Trim Syla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Deçan u mbajt Mbledhja Inauguruese e Kuvendit të…