
Trim Syla me numër 23, kandidat i PDK-së për asamble në Prishtinë
20 shtator 2025
| 23:27
Trim Syla është jurist me profesion dhe kryetar i Rinisë së PDK-së në Prishtinë.
Me përvojë në organizim politik dhe marketing digjital, ai ka shërbyer si Sekretar Organizativ i Rinisë dhe Koordinator i Terrenit në Selinë Qendrore.
Ai po ashtu njihet edhe për aktivitetin e tij opozitar “Trimi me Parullë”.
Banor i lagjes Emshir, Trimi i është bashkuar ekipit të Uran Ismailit për të fuqizuar potencialin e rinisë dhe për të kontribuar në një Prishtinë me më shumë mundësi për të gjithë.
Trim Syla në zgjedhjet lokale të 12 tetorit është kandidat i PDK-së për asamble në komunën e Prishtinës dhe mban numrin 23 në listën e kësaj partie.