Trim Syla – potencial premtues i rinisë së kryeqytetit

15 dhjetor 2022 | 20:05

Energjik, me integritet të lartë, i pranueshëm, kooperativ, aktiv, i palodhshëm, stabil, ky është Trim Syla i cili pretendon të jetë zë i fuqishën i të rinjve prishtinas.

Syla, sot zyrtarisht ia ka dorëzuar kandidaturën e tij për Kryetar të Rinisë Demokratike në Prishtinë, Kryetarit të Degës Uran Ismaili.

“Sot, zyrtarisht ia kam dorëzuar kandidaturën time për Kryetar të Rinisë Demokratike në Prishtinë, Kryetarit të Degës Uran Ismaili.”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, Syla.

Postimi i plotë i Trim Sylës:

Shokë dhe shoqe,

Nga sot jam kandidat për kryetar të rinisë në degën e PDK-së në Prishtinë.

Sot, zyrtarisht ia kam dorëzuar kandidaturën time për Kryetar të Rinisë Demokratike në Prishtinë, Kryetarit të Degës Uran Ismaili.

Fuqizimi i rinisë, bashkimi i tyre rreth projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta në të mirë të qytetit dhe organizatës tonë, është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë.

Bashkë, të organizuar e ambiciozë, me vullnet e aktivë, duhet të kërkojmë vendin dhe pozitën që si të rinjë meritojmë ngado: Në shoqëri, në organizatë, në punë, në vendimmarrje dhe pse jo edhe në politikë.

E di që sot në Prishtinë ka shumë të rinjë e të reja të cilat nuk po arrijnë të përmbushin potencialin e tyre profesional e njerëzor. Kjo është vërtetë për keqardhje. Por, qëndrimi duarkryq nuk është zgjidhje. Ikja edhe më pak.

Prandaj, nga sot e deri më 15 janar kur do të mbahet kuvendi zgjedhor, unë do të jem në secilën lagje të Kryeqytetit për të takuar të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilat dëshirojnë të bashkohen në këtë mision të përbashkët për t’i dhënë zë rinisë.

Rinia ka za. Për lagjen, për komunitetin dhe për qytetin tonë. Për veten dhe shoqërinë. Bashkë, do ta bëjmë që ai të dëgjohet kudo, zëshëm dhe parreshtur!

Ju falënderoj paraprakisht për mbështetjen dhe dashninë që më keni ofruar gjatë këtyre ditëve.

Ti Ki Za!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 72 deputetë sa ishin prezent në Kuvend, 65 votuan…