
Trim Syla rikthen slloganet: Leximi në Prishtinë po bëhet në kolonë, jo në biblioteka
Kandidati për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Trim Syla, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me problemin e trafikut dhe mungesën e hapësirave funksionale për qytetarët e kryeqytetit.
“Në Prishtinë, leximi s’po bohet n’biblotekë, po në kolonë”, ka shkruar Syla, duke e shoqëruar mesazhin me thirrjen për një rikthim të funksionalitetit urban dhe përmirësim të jetës së qytetarëve. “Koha me i kthy librat në bibliotekë, e me i hek kolonat prej jetës sonë”, ka theksuar ai.
Postimi është pjesë e fushatës së tij zgjedhore, ku Syla po fokusohet në temat e infrastrukturës urbane, transportit dhe zhvillimit të hapësirave publike, nën sloganin #KohaPërPrishtinën.
Ai garon me numrin 23, në listën e drejtuar nga kandidati për kryetar komune, Uran Ismaili.
Ky është postimi i Trim Sylës:
https://www.facebook.com/share/r/1Hd7dGEKmj/?mibextid=wwXIfr