Trimi me parullë me aksion simbolik para EULEX-it: Nëse me mbrojtë shtëpinë time është krim, atëherë edhe unë jam fajtor!
Trim Syla, i njohur edhe si “Trimi me parullë”, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka realizuar sot një protestë personale simbolike para ndërtesës së EULEX në Fushë Kosovë, respektivisht para objektit që ka shërbyer si adresë e Gjykatës Speciale.
Në këtë aksion qytetar, Syla ka dalë me një parullë në gjuhën angleze me mesazhin:
“If defending my home is a crime, then I am guilty too!”
(Nëse me mbrojtë shtëpinë time është krim, atëherë edhe unë jam fajtor!)
Përmes këtij veprimi simbolik, Trimi Syla ka shprehur qëndrimin e tij kundër asaj që ai e cilëson si padrejtësi ndaj çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Në postimin e tij publik, Syla u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen Marshit qytetar për drejtësi “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, i organizuar nga Liria ka Emër, në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë.
Marshi pritet të shënojë një mobilizim të gjerë qytetar në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, me mesazhin se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e çliruar nga ndikimet politike.
Link: https://www.facebook.com/share/p/1DDP6v87A7/?mibextid=wwXIfr



