Triumfi i Distria Krasniqit, 20 mijë shikues nderojnë Kosovën në Paris

07 shkurt 2026 | 23:39

Në një mbrëmje të paharrueshme për sportin kosovar, flamuri i Kosovës u ngrit lart në zemër të Parisit, aty ku Distria Krasniqi shkroi edhe një kapitull të artë të historisë së xhudos.

Para rreth 20 mijë shikuesve, xhudistja jonë tregoi dominim absolut, duke fituar medaljen e artë në Paris Grand Slam, një nga turnetë më prestigjioze në botë.

Ky sukses i madh u përshëndet edhe nga trajneri legjendar Driton Kuka, i cili shkroi në Facebook: “20 mijë shikues respektojnë shtetin tonë në zemër të Parisit! Distria Krasniqi mbretëroi sot në Grand Slamin e Parisit!”

Distria ishte e pandalshme gjatë gjithë garës. Në finalen e madhe, ajo e mposhti me Ippon spanjollen Ariane Toro Soler, duke i dhuruar Kosovës një tjetër moment krenarie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një drejtues automjeti është arrestuar gjatë natës së 7 shkurtit…