Triumfojnë Atletico dhe Dortmundi

18 shkurt 2020 | 23:54

Fituesi në fuqi, Liverpooli, ka humbur ndeshjen e parë të një të tetës së finales të Ligës së Kampionëve. Liverpooli të martën mbrëma pësoi 1:0 nga Atletico Madridi.

Goli i shënuar që në minutën e katërt nga Saul Niguez doli të jetë vendimtar në ndeshjen me ritëm të lartë. Skuadrat kanë pasur raste në vazhdim, por pa ia dalë të shënojnë.

Ndeshja e kthimit luhet më 11 mars në Anfield.

Të martën është luajtur edhe një ndeshje tjetër e raundit të parë nokaut. Borussia Dortmundi falë supertalentit Erling Haaland ka mposhtur Paris Saint-Germainin me shifrat 2:1. Haaland ka shënuar të dy golat. Realizoi për 1:0 në minutën e 69-të, ndërsa në minutën e 77-të shënoi për 2:1. Ylli brazilian, Neymar, kishte barazuar shifrat në minutën e 75-të.

Neymar dhe yjet tjerë të PSG-së kanë mbetur në hije të yllit që po vjen, Haaland. Ai në janar kaloi te Dortmundi nga Salzburgu austriak dhe te skuadra e re është i pandalshëm. Ka shënuar plot 11 gola në shtatë ndeshje me Dortmundin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Konferencës së Sigurisë në…