Tromp për protestën kundër Gjykatës Speciale: Populli i Kosovës duhet të pozicionohet, jam këtu për ta fuqizuar këtë

07 gusht 2025 | 15:03

Profesoresha në Universitetin e Amsterdamit dhe njohësja e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, i ka dhënë mbështetje protestës gjithëpopullore ndaj Gjykatës Speciale e cila mbahet sot në Prishtinë.

“Jam këtu sot jo të protestoj, por jam për të fuqizuar popullin e Kosovës që të marrin fatin e tyre në duar të veta, dhe ta shohin se çfarë po marrin nga ndërhyrja ndërkombëtare gjatë këtyre viteve. Që ta përmirësojë këtë agjendë, rishkruajë, dhe nëse duhet rishkruar kjo agjendë duke u pozicionuar si popull i Kosovës kundrejt kësaj gjykate, atëherë ju mund ta shkruani vetë agjendën tuaj dhe të gjeni fuqizimin tuaj brenda institucioneve tuaja, për gjendjen e tashme”, ka thënë ajo në një intervistë me gazetarin Lirim Mehmetaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale nuk është dashur të themelohej, andaj është mirë…