“Tronditen” kripto-valutat

08 janar 2018 | 21:31

Me luhatjet e Bitcoin, kripto-valutën më të madhe nga kapitalizimi i tregut, shumë investitorë janë duke kërkuar një monedhë tjetër alternative. Për shembull, Etherumi është monedha e cila ka parë një permormancë në rritje gjatë fillimit të vitit.

Shumë janë në pikëpyetje se cili mund të uzurpojë Bitcoin, si kripto-valuta më e madhe. Etherumi dhe Ripple janë ‘në luftë’ për vendin e dytë, por kjo goditje shënoi paqëndrueshmëri.

Kështu, Ripple u rrëzua me shumë se 30 për qind të hënën, duke u renditur kështu e treta në listën e monedhave më të mëdha digjitale. Por, edhe Etherumi dhe Bitcoin shënuan një rënie, edhe pse në një përqindje më të ulët, respektivisht 8 dhe 15 për qind për secilën prej tyre.

Me dominimin e Bitcoin, i cili po qëndron në një nivel shumë të ulët, nuk është e pakonceptueshme që Etherumi apo Ripple të mund të pretendojnë për renditjen në një vend më të lartë. Natyrisht, nëse Bitcoin sheh një rritje të çmimit këtë vit, do ta bëjë më të vështirë kapërcimin e këtyre dy monedhave digjitale.

Ripple, ndryshe nga Bitcoin, punon me institucione të mëdha dhe shumë prej monedhave janë në pronësi të kompanisë, gjë e cila nënkupton se nuk është ai i decentralizuar sa Bitcoin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oprah Winfrey po mendon në mënyrë aktive të kandidojë për…