Tronditëse në Belgjikë: Nëna dhe vajza ukrainase gjenden të vrara dhe të djegura në banesë – babai lufton në frontin e Ukrainës

07 qershor 2025 | 16:18

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Belgjikë, ku një nënë 46-vjeçare dhe vajza e saj 6-vjeçare, familjarë ukrainas të zhvendosur në vend gjatë tre viteve të fundit, u gjetën të pajeta në banesën e tyre, e përfshirë nga flakët.

Hetimet paraprake zbuluan plagë me thikë në trupat e tyre, ndërsa dyshohet se zjarri në shtëpi është shkaktuar qëllimisht. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në zonën Hasrode, pranë Oud-Heverle.

Sipas mediave belge, nëna kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shkaktuara, ndërsa vajza u gjet në gjendje të rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve mjekësore, nuk arriti të mbijetojë.

Gjithashtu, në familje njoftohet se babai shërben në frontin e luftës në Ukrainë, një detaj që i shton trishtimin dhe kompleksitetin ngjarjes.

Autoritetet belge po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të identifikuar shkakun dhe autorët e kësaj vrasjeje makabre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa dhe Rusia kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj…