Tronditje në Olimpiadë: Lindsey Vonn pëson aksident të rëndë në Cortina, dërgohet me helikopter në spital
08 shkurt 2026
| 14:57
Bota e skive u trondit këtë të diel, kur Lindsey Vonn pësoi një aksident të rëndë gjatë garës së zbritjes në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Cortina d’Ampezzo. Skiatorja amerikane humbi kontrollin vetëm pak sekonda pas nisjes, pasi preku një portë në ajër, duke u përplasur fort dhe u rrokullisur disa herë në pistë.
Ekipi mjekësor ndërhyri menjëherë, ndërsa Vonn u evakuua me helikopter drejt spitalit, duke detyruar ndalimin e përkohshëm të garës. Gara më pas u rinis dhe Breezy Johnson fitoi medaljen e artë, por vëmendja mbeti te gjendja shëndetësore e Vonn.
Rikthimi i saj kishte ngjallur debat, pasi ajo garoi vetëm pak ditë pas një dëmtimi në ACL. Aktualisht, nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi shkallën e dëmtimeve.



