Tronditje në Rrugën B: Burri ther me thikë TikTok-eren e njohur, më pas vetëvritet

09 maj 2025 | 18:31

Një burrë dyshohet se ka plagosur me thikë gruan e tij e më pas e ka qëlluar me thikë edhe veten. Nga plagët e shkaktuara vetës, burri ka vdekur. 

Gazeta online Reporteri.net merr vesh se para se ta qëllonte veten me thikë në fyt, F.I. dyshohet se theri me thikë gruan e tij Tiktok-ere, R.M..

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08 tek lagja Rruga B, në Prishtinë, derisa burri i gjet i vdekur në banesën e çiftit, në të njëjtën lagje.

Viktima grua, nga Gjilani, është e moshës 31 vjeçare, derisa ai mashkull 35 vjeç, merr vesh gazeta online Reporteri.net.

Policia dhe autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së premte në Rrugën B, ka humbur jetën…