Trump: Besojmë se raportet për vdekjen e Khameneit janë të sakta

28 shkurt 2026 | 23:00

Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur drejtpërdrejt për raportimet se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është vrarë gjatë sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite.

I pyetur nga rrjeti amerikan NBC News nëse ka marrë konfirmim ose nëse beson se Khamenei ka vdekur, Trump u përgjigj: “Nuk dua të komentoj për këtë, por thashethemet dhe informacionet që kemi janë se ai është vrarë”, raporton SkyNews.

I pyetur për reagimin e tij, presidenti amerikan tha: “Ai ka vrarë shumë njerëz. Shumë, shumë njerëz. Ka shkatërruar jetë, ka shkatërruar familje dhe ka shkatërruar një vend të tërë”.

Sa i përket mënyrës dhe kohës kur do të ketë konfirmim zyrtar për vdekjen e raportuar të Khameneit, Trump tha: “Kam folur me shumë njerëz, nga të gjitha nivelet, dhe ne jemi të bindur – ndjejmë se kjo histori është e saktë”.

Zyrtarë izraelitë pretendojnë se Khamenei është i vdekur dhe se trupi i tij është gjetur, ndërsa autoritetet iraniane mohojnë çdo gjë, duke thënë se ai është “duke komanduar situatën në terren”.

Një zyrtar i lartë amerikan, i informuar mbi operacionet aktuale ushtarake dhe inteligjencën, i tha NBC News se Khamenei ishte “pothuajse me siguri i vdekur”.

Shtëpia e Bardhë publikoi edhe një fotografi të presidentit Trump duke monitoruar operacionin ndaj Iranit nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago në Florida.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestuesit e opozitës në marshimin e tyre janë ndalur te…