Trump: Biden është kërcënim për madhështinë amerikane

28 gusht 2020 | 11:31

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar Partinë Demokratike dhe të nominuarin e tyre presidencial, Joe Biden, si majtistë radikalë që janë një kërcënim për “ëndrrën amerikane”.

Trump, komentet i bëri gjatë fjalimit të tij, në mbyllje të Konventës Kombëtare Republikane.

Ai ka pranuar nominimin e tij nga Partia Republikane si kandidat për rizgjedhje në postin e presidentit.

Kundërkandidat i tij në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor është Joe Biden.

Trump, duke folur në një skenë të madhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, tha se Biden do të “shkatërrojë madhështinë amerikane” nëse zgjidhet.

Trump tha se administrata e tij “kishte kaluar katër vitet e fundit për të përmirësuar dëmin që Joe Biden i shkaktoi si senator dhe nënpresident”, duke shtuar se gjithçka që administrata Trump kishte arritur “tani është në rrezik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetit Kosovar i Konkurrencës (AKK) nuk ka gjetur ndonjë parregullsi…