Trump deklaroi se lufta në Iran thuajse ka mbaruar, çmimi i naftës bie me mbi 6%
09 mars 2026
| 23:20
Nafta bruto amerikane ra me 6.19%, duke arritur në 85.27 dollarë për fuçi, ndërkohë çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra me 4.6%, duke zbritur në 88.43 dollarë për fuçi.
Rënia e çmimeve erdhi pas deklaratave të Trump, i cili në një intervistë u shpreh se konflikti me Iranin është “në thelb ka përfunduar” dhe mund të mbyllet së shpejti, çka ndikoi në pritshmëritë e tregjeve energjetike.



