Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë: “Do të ndalim gjakderdhjen në Ukrainë”

05 qershor 2025 | 19:49

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, janë shprehur ‘‘të pakënaqur’’ me luftën në Ukrainë.

Megjithatë, presidenti Trump  ka thënë se mendon që do ta ndalojnë gjakderdhjen, raporton The Guardian, trasnmeton Periskopi.

Trump e uroi Merz për fitoren në zgjedhjet e shkurtit, dhe tha se ata të dy shpesh kanë diskutuar “për problemet e botës jashtë Gjermanisë”, duke përmendur në mënyrë të veçantë pushtimin rus të Ukrainës.

“Nuk është mirë. Ai është i pakënaqur për këtë. Edhe unë jam i pakënaqur, por mendoj se në fund do të kemi sukses në ndalimin e gjakderdhjes”, ka thënë Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Kulturore Shqiptare “Iliria” në Koper, në bashkëpunim me Ambasadën…