Trump dhe Netanyahu panë foton e trupit të Khamenei?

28 shkurt 2026 | 23:35

Një foto që pretendohet se paraqet trupin e pajetë të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, i është “shfaqur” kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Donald Trump. Kështu raportojnë dy televizione izraelite, duke ndezur spekulime të forta mbi zhvillimet dramatike në Teheran.

Sipas këtyre raportimeve, lideri iranian dyshohet se është vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit ndaj kompleksit të tij rezidencial, i kryer mëngjesin e sotëm, 28 shkurt.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaei Baghaei, është pyetur mbi këto pretendime, por ka deklaruar se “nuk ka asgjë për të thënë” lidhur me këtë çështje.

Ndërsa media të pavarura si Iran International, një portal me bazë në Londër, raportojnë se Ali Khamenei ka humbur jetën gjatë sulmit të përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Sipas dëshmive të cituara nga këto media, në disa zona të Teheranit janë dëgjuar duartrokitje nga dritaret e banesave, ku qytetarë të ndryshëm pretendohet se kanë reaguar duke festuar lajmin.

Deri në këto momente, nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane mbi fatin e Udhëheqësit Suprem, ndërsa situata mbetet e paqartë dhe e tensionuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në javët që paraprinë sulmet e përbashkëta të Shteteve të…